RTSH 24 Live

Botë

Mbretëria e Bashkuar sanksione të reja ndaj industrisë iraniane të dronëve

25/04/2024

Mbretëria e Bashkuar sanksione të reja ndaj industrisë iraniane të dronëve

Britania ka bërë të ditur se ka vendosur sanksione të reja që kanë si objejktiv industrinë e dronëve ushtarakë të Iranit në përgjigje të sulmit me dron dhe raketa të Iranit ndaj Izraelit në fillim të këtij muaji.

Masat të marra në koordinim me SHBA-në dhe Kanadanë, synojnë katër biznese dhe dy drejtorë në një rrjet kompanish dronësh, me qëllim që të kufizojnë aftësinë e Iranit për të lëshuar dronët.

Sulmi i rrezikshëm i regjimit iranian ndaj Izraelit rrezikoi mijëra viktima civile dhe përshkallëzim më të gjerë në rajon.

Sot, Mbretëria e Bashkuar dhe partnerët tanë kanë dërguar një mesazh të qartë – ne do të kërkojmë përgjegjësi për sjelljen destabilizuese të Iranit”,  tha në një deklaratë për mediat, Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron.

Britania ka njoftuar gjithashtu se do të vendosë ndalimin e eksportëve të komponentëve të dronëve dhe raketave në Iran, duke kërkuar të kufizojë aftësitë e saj ushtarake.

Javën e kaluar, Britania vendosi sanksione ndaj figurave dhe organizatave ushtarake iraniane, në një lëvizje tjetër të koordinuar me Shtetet e Bashkuara, pas veprimit të Iranit kundër Izraelit.

Irani lëshoi dronë dhe lëshoi raketa në Izrael më 13 prill si një sulm hakmarrës për sulmin në kompleksin e ambasadës së tij në Damask dy javë më parë, duke rritur rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme.

/rtsh.al/