Morgan Spurlock, regjisori dhe ish-prezantuesi i serialit të CNN, dokumentari i McDonald's "Super Size Me" ( " Me madhesi super" ) i cili u nominua për një çmim Oscar, vdiq nga ndërlikimet e kancerit të enjten, njoftoi familja e tij.
Spurlock, i cili ishte 53 vjeç, vdiq në Nju Jork, i rrethuar nga familja dhe miqtë, tha vëllai i tij në një deklaratë, shkruan CNN.
“Ishte një ditë e trishtuar, pasi i thamë lamtumirë vëllait tim Morgan,” tha Craig Spurlock. “Morgan dha kaq shumë përmes artit, ideve dhe bujarisë së tij. Bota ka humbur një gjeni të vërtetë krijues dhe një njeri të veçantë. Jam shumë krenar që kam punuar së bashku me të.”
Karriera regjisore e Spurlock ishte e larmishme dhe e paparashikueshme. Ai ishte më i njohur për " Me madhesi super", i cili shkaktoi diskutime kombëtare dhe pa mungesë polemikash, mbi marrëdhëniet e Amerikës me ushqimin e shpejtë. Filmi përfshinte eksperimentin e tij në konsumimin e vetëm ushqimeve nga McDonald's për 30 ditë.
Por ai bëri gjithashtu një dokumentar satirik për kërkimin e Osama bin Ladenit, drejtoi një film koncerti të grupit muzikor "One Direction" dhe madje bëri një film për Homer Simpson dhe bejsbollin.
Në vitin 2017, ndërsa lëvizja #MeToo mori përmasa të mëdha, Spurlock pranoi sjelljen e pahijshme seksuale në të kaluarën e tij në një deklaratë të postuar në mediat sociale.
"Kam kuptuar pas muajsh të këtyre zbulimeve, se nuk jam një kalimtar i pafajshëm, por jam gjithashtu pjesë e problemit," shkroi ai në atë kohë, duke iu referuar valës së fundit të akuzave për sjellje të pahijshme seksuale të emrave të njohur.
Ai dha dorëheqjen si CEO i kompanisë së tij të prodhimit.
/ rtsh.al /