RTSH 24 Live

Kulturë

Miss Shqipëria 2024, zgjidhet sot më e bukura shqiptare

07/06/2024

Miss Shqipëria 2024, zgjidhet sot më e bukura shqiptare

Një mbrëmje madhështore do të jetë kjo e kësaj të enjte, teksa në kalanë e Peqinit do të kurorëzohet sot më e bukura e Shqipërisë. Janë 25 konkurrente bukuroshe, por vetëm njëra prej tyre do të rrëmbejë kurorës e artë cila do t'i dorëzohet nga mbretëresha aktuale, Sonja Sallaku në një spektakël maratonë.

Nën moderimin e, Drita Zirit e cila “rrëmbeu” kurorën e Mis Earth 2023 dhe Ermal Peçit, spektakli i kësaj mbrëmje do të jetë i mbushur plot me surpriza.

Anëtarët e jurisë që kanë detyrën e vështirë për të përzgjedhur më të bukurën janë: Artenisa Ozaj, Moderatore; Argjend Gjigja- Këngëtar dhe model internacional; Arbnora Ademaj, aktore; Bukurosh Macci, kryetar i Bashkisë së Peqinit; Marçela Lati- Sipërmarrëse; Sonja Sallaku, Miss Shqipëria 2023; Jasmin Selberg-Miss International 2022; Arbër Çepani, sipërmarrë; Lorinda Kolgeci, Miss Globe 2020; profesoreshë Jorida Rustemi, përfaqësuese e universitetit “Barleti”; Pirro Beati- Fotograf; Marina Liço, fashion designer;  

Artistë të njohur të skenës si Xhesika Polo, David Dreshaj, NRG Band, Altin Goci, Argjend Gjigja do të ngjiten për të performuar në skenë.

Finalja e madhe transmetohet drejtpërsëdrejti në RTSH 1.

/rtsh.al/