RTSH 24 Live

Televizion

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 26 Maj 2021.

25/05/2021

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 26 Maj 2021.
Mirëmëngjes Shqipëri

Sa i pranishëm është roli i Dados për fëmijë në familjet shqiptare? Kjo është tema për të cilën do të diskutojmë në mëngjes duke mirëpritur telefonatat në  numrin e telefonit : 042  400  603, dhe komentet  në rrjetin social Facebook. 

Skena WorkShop bën të mundur trajnim disa ditor, intensiv, në leksione teorike edhe praktike. Edicioni i 5- të u zhvillua në Tiranë ku morën pjesë nxënës nga gjimnazi “Ismail Qemali”  dhe për më shumë do të mësojmë me të ftuarit tanë në studio Vanesa Ismaili dhe Ergi Ramçi, nxënës në shkollën " Ismail Qemali".

‘’Deti me ngjyrë Portokalli’’ është titulli i librit më të ri që vjen për të gjithë miqtë që duan librin. Për të mësuar më shumë rreth tij ne do të bisedojmë me Autorin Arbëresh, Mario Caliva.

Por natyrisht që pjesë e pandarë e emisionit është muzika më e mirë shqiptare dhe e huaj. Informacionet rreth Aktualitetit, Politikës, Sportit, Artit, Ekonomisë dhe Kulturës vijnë drejtpërdrejt nga webi  i ''rtsh.al''.

Parashikimi i Motit, lidhjet me korrespondentët nëpër rrethe, kuriozitete dhe aforizma, ngjarjet nga muzika botërore dhe shumë surpriza të tjera i gjeni vetëm duke na ndjekur nga ora 07:00-10:00 në RTSH 1, Radio Tirana 1 ose në telefonin tuaj celular me aplikacionin ''RTSH TANI'', i cili serviret pa pagesë për të gjithë telefonat e mençur .