RTSH 24 Live

Televizion

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni sot më 20 Janar 2021.

19/01/2021

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni sot më 20 Janar 2021.
Mirëmëngjes Shqipëri

Sa kohë shpenzoni zakonisht gjatë ditës duke pirë kafe? Kjo është tema për të cilën do të diskutojmë në mëngjes duke mirëpritur telefonatat në numrin e telefonit : 042  400  603, dhe komentet  në rrjetin social Facebook. 

Në ditët e vështira të pandemisë me të cilat bota është përballur duket se libri e ka patur edhe më të vështirë rrugëtimin e tij, megjithatë pasioni rreth tij nuk ka ndalur së frymëzuari ata që e duan letërsinë. Revista e përmuajshme ‘’Obelisk‘’ vazhdon të jetë në mesin e lexuesve duke sjellë edhe fushën e editorialit, një fushë ku është vlerësuar dhe studiuesi Behar Gjoka i cili do të jetë i ftuar në studion tonë.

‘’Dua të jetoj’’ është titulli i këngës më të fundit që këngëtarja dhe artistja  Mariza Ikonomi ka sjellë për publikun. Për të zbuluar më shumë detaje rreth këngës dhe realizimit të saj ne do të kemi të ftuar në studio artisten Mariza Ikonomi.

Por natyrisht që pjesë e pandarë e emisionit është muzika më e mirë shqiptare dhe e huaj. Informacionet rreth Aktualitetit, Politikës, Sportit, Artit, Ekonomisë dhe Kulturës vijnë drejtpërdrejt nga webi  i ''rtsh.al''.

Parashikimi i Motit, lidhjet me korrespondentët nëpër rrethe, kuriozitete dhe aforizma, ngjarjet nga muzika botërore dhe shumë surpriza të tjera i gjeni vetëm duke na ndjekur nga ora 07:00-10:00 në RTSH 1, Radio Tirana 1 ose në telefonin tuaj celular me aplikacionin ''RTSH TANI'', i cili serviret pa pagesë për të gjithë telefonat e mençur .