Si e shikon veten pas 10 vitesh? Kjo është tema për të cilën do të diskutojmë në mëngjes, duke mirëpritur telefonatat në numrin e telefonit: 042 400 603, dhe komentet në rrjetin social Facebook .
Këngëtarja Hersi Matmuja do të jetë një ndër personazhet e mëngjesit tonë. Ajo është një nga këngëtaret e dashura dhe të talentuara të skenës shqiptare, një artiste e cila jo vetëm ka prekur skenën e Eurovizionit por gjithashtu ka spikatur në këngën lirike, muzikën e lehtë dhe së fundmi vjen me një projekt të ri muzikor të cilin e prezanton eskluzivisht për herë të parë në studion tonë.
Parlamenti i Nxënësve ka ndërmarrë nismën më të re #Digjitalizo1Nxënës për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë me paisje teknologjike të cilat do të shërbejnë si çelës për mësimin online në çdo rast që familja e këtyre nxënësve karantinohet.
Për të mësuar më shumë rreth kësaj nisme do të kemi në studio Ersa Ferën, Përfaqësuese e Parlamentit të Nxënësve në Tiranë dhe Kejsi Çakanin, Përfaqësuese e Parlamentit të Nxënësve në Elbasan.
Por natyrisht që pjesë e pandarë e emisionit është muzika më e mirë shqiptare dhe e huaj. Informacionet rreth Aktualitetit, Politikës, Sportit, Artit, Ekonomisë dhe Kulturës vijnë drejtpërdrejt nga webi i ''rtsh.al''.
Parashikimi i Motit, lidhjet me korrespondentët nëpër rrethe, kuriozitete dhe aforizma, ngjarjet nga muzika botërore dhe shumë surpriza të tjera i gjeni vetëm duke na ndjekur nga ora 07:00-10:00 në RTSH 1, Radio Tirana 1 ose në telefonin tuaj celular me aplikacionin ''RTSH TANI'', i cili serviret pa pagesë për të gjithë telefonat e mençur .