Zhuljana Jorganxhi, një emër i njohur dhe i dashur në historinë e muzikës shqiptare, rikthehet në Fest 63, pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme si autore tekstesh për këngët. Ajo ka shkruar këngë që janë bërë pjesë e pandashme e repertorit të muzikës shqiptare, duke kontribuar me poezinë e saj të veçantë dhe emocionale.
Në një mesazh emocionues, Zhuljana kujtoi momentet e para të pjesëmarrjes në festivalin e këngës, duke përmendur se në vitin 1974 fitoi çmimin e parë me këngën "Vajzat e fshatit tim", e kënduar nga Alida Hisku. Ajo ka një lidhje të fortë me festivalin dhe ka kontribuar me tekstet e saj në çdo edicion, duke bashkëpunuar me breza të tërë kompozitorësh.
Përfundimisht, Zhuljana shprehu urimet e saj për të gjithë pjesëmarrësit e Fest 63, duke i dëshiruar suksese dhe duke i përqafuar ata me shumë dashuri.
“Unë për herë të parë kam marrë pjesë në 1968 dhe fitova çmimin e tretë. Çmimin e parë e kam fituar në 1974, para 50 vitesh, me këngën “Vajzat e fshatit tim” të kënduar me mjeshtëri nga Alida Hisku. Ka pasur raste për këngët që kam mbushur shpirtin dhe nuk kanë fituar çmim. Kam edhe këngë të cilat më janë hequr nga festivali, por nuk jam larguar kurrë nga festivali. Ka këngë që i kam në shpirt si “Ne jemi ëndrra e vetë jetës” në 1980. Kam bashkëpunuar me breza të tërë kompozitorësh. Ju uroj suksese të gjithë pjesëmarrësve. Ju dua shumë dhe përqafoj fort të gjithëve”, tha ajo në mesazhin e saj.
/rtsh.al/