RTSH 24 Live

Kulturë

Miqtë e Pasdites - Të dokumentosh dhe kurosh artin si Ermir Hoxha

25/02/2025

Miqtë e Pasdites - Të dokumentosh dhe kurosh artin si Ermir Hoxha

Pedagogu dhe studiuesi i artit, Ermir Hoxha, në intervistën e tij me moderatoren Beniada Nishani në emisionin “Miqtë e Pasdites” në RTSH 1, ka trajtuar disa tema të rëndësishme për artin dhe gjendjen e tij në Shqipëri, veçanërisht lidhur me brezin e ri dhe sfidat me të cilat po përballet.

Hoxha u shpreh se e sheh artin pamor në Shqipëri si një moment reflektimi, ku përveç mundësive që mund të ofrohen, ka dhe realitete të vështira. Ai e vëren rënien e numrit të studentëve që studiojnë art, një problem që ndikon në cilësinë e përzgjedhjes dhe pranimit në universitete. Sipas tij, kjo nuk është një situatë pozitive dhe ndikon edhe në zhvillimin e arsimit dhe artit në vend.

S’janë ditët më euforike, të gjithë universitetet shqiptare kanë problem me numrat, një realitet me të cilën duhet ballafaqohemi, se kur e fshehin apo shumë mirë jemi, janë shkëlqyeshëm nuk është e vërtetë, numri i studentëve është në rënie dhe kjo bën që selektimi të bie, të pranojnë një realitet të ri”, u shpreh pedagogu dhe studiuesi i artit, Ermir Hoxha.

Hoxha thekson se fenomeni i të rinjve shqiptarë për të parë mundësi më të mira jashtë vendit është një tendencë e gjerë që po ndodh në Shqipëri, ku shumë individë kërkojnë mundësi më të mira dhe më të sigurta jashtë vendit, përfshirë edhe në fushën e artit. Sipas tij, ky është një problem që kërkon reflektim dhe një qasje të re për të rritur interesin e të rinjve për artin dhe krijimtarinë në Shqipëri.

Shqipëria është pjesë e një tregu të madh, të rinjtë shqiptarë kërkojnë të gjejnë të ardhmen në perëndim, është pjesë e një procesi. Në Shqipëri nuk jetohet më keq siç jetohej para 20 viteve”, u shpreh Hoxha.

/rtsh.al/