RTSH 24 Live

Sociale

Ministrja Kumbaro thirrje për mbajtjen pastër të mjedisit

20/05/2023

Ministrja Kumbaro thirrje për mbajtjen pastër të mjedisit

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri të shtunën thirrje për ndërgjegjësimin e publikut për mbajtjen pastër të mjedisit.

“Hedhja e mbetjeve gjithandej është veprim nga më të shëmtuarit, që dëmton mjedisin, na rikthehet në pjatë dhe na kushton aq shumë. Të përdorim koshat, por edhe mos të rrimë indiferentë  ndaj kujtdo që vazhdon me zakonin e vjetër të hedhjes së plehrave dokudo”, shkruan zonja Kumbaro në rrjetet sociale.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka ndërmarrë fushatën mbarëkombëtare "Shqipëria riciklon" e cila ka si qëllim të nxisi qytetarët të riciklojnë, kompostojnë dhe mbajnë pastër ambientin kudo ku ata janë.

/ rtsh.al /