RTSH 24 Live

Sociale

Covid dhe viroza në qarkullim, vera ka shtuar infeksionet gastroenterite

27/07/2024

Covid dhe viroza në qarkullim, vera ka shtuar infeksionet gastroenterite

Vera e nxehtë po shoqërohet me një qarkullim në rritje të  infektimeve me COVID dhe virozave të  ndryshme në vendin tonë. Sipas epidemiologëve të ISHP, rastet e konfirmuara përmes testit me COVID  janë në rritje të qëndrueshme por jo shqetësuese për situatën epidemiologjike ndërkohe që shumë raste mbeten të patestuara.

“Momentalisht qarkullon Covid dhe në Shqipëri dhe në kontinentin Evropian por me një numër të ulët të qëndrueshëm të rasteve që momentalisht nuk përbën shqetësim”, shprehet mjeku.

Rastet mund të shtohen për shkak të fluksit në rritje të lëvizjeve.

“Me shtimin e kontakteve ne popullatë të kemi një rritje të lehtë të numrit të rasteve”, theksoi mjeku.

Paralelisht po shtohen edhe infeksionet gastro-intestinale për të cilat ISHP shprehet se dominon më shumë moshat pediatrike.

Instituti i Shëndetit Publik rekomandon shmangien e grumbullimeve dhe marrjen e mjekimeve që planifikojnë mjekët e familjes të cilët duhet të jenë për çdo rast kontakti i parë.

/RTSH/