RTSH 24 Live

Lindja e Mesme

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Hezbollahu po shembet, e kemi goditur nga të gjitha anët

20/10/2024

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Hezbollahu po shembet, e kemi goditur nga të gjitha anët

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant ka deklaruar se Hezbollahu po mposhtet. Sipas Gallantit, Izraeli po shkatërron grupin terrorist në të gjitha fshatrat përgjatë kufirit me Libanin.

Qëllimi është pastrimi i plotë i zonës për të lejuar komunitetet veriore të Izraelit të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të rindërtojnë jetën e tyre” është shprehur Gallant.

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit tha gjithashtu se të burgosurit e Hezbollahut të kapur nga Izraeli ndodhen nën panik ndërsa shtoi se “Hezbollahu po shkatërrohet| pasi forcat izraelite po i godasin në Bejrut, Nabatieh, Tyre dhe vende të tjera.

Ndërkaq, pritet që të mblidhet Këshilli i Sigurimit i Izraelit për të diskutuar mbi përgjigjen që mund t’i jepet Iranit teksa pak më herët ministri i Mbrojtjes i vendit Yoav Gallant tha se “po punojmë për të kaluar në një fazë tjetër, të mposhtjes së armikut duke hedhur në erë tunele, depo municionesh, duke çmontuar Hezbollahun”.

Po i afrohemi gjithnjë e më shumë përfundimit të misionit, edhe pse ka ende shumë për të bërë. IDF po përgatitet për lëvizje të mëtejshme, por në radhë të parë duke e ekzekutuar këtë operacion si duhet”, tha  ministri i Mbrojtjes.

Takimi i Këshillit të Sigurimit pritet të zhvillohet në bazën ushtarake të Tel Avivit teksa Izraeli vazhdon të përgatitet për të goditur Iranin në përgjigje të sulmit me raketa balistike të Republikës Islamike më 1 tetor.

/rtsh.al/