Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi ka deklaruar se Izraeli nuk arriti asnjë nga objektivat e tij në agresionin në Rripin e Gazës palestineze.
Duke folur në ceremoninë përmbyllëse të Konferencës së "Stuhia Al-Aksa dhe Gaza, realitete dhe tregime" të mbajtur në Teheran Araghchi tha se “jam i mendimit se fusha e betejës dhe diplomacia janë dy pjesë integrale dhe nuk ndahen nga njëri-tjetrin.”
Duke uruar fitoren e 46-të të lavdishme të Revolucionit Islamik të Iranit, kryediplomati i Iranit shfrytëzoi këtë rast për të përkujtuar emrin dhe kujtimin e dëshmorëve të Revolucionit Islamik, dëshmorëve të Lëvizjes së Rezistencës në Gaza, Liban dhe Jemen.
Diplomacia përdor arritjet në terren dhe i kthen në prestigj dhe krenari kombëtare.
Fusha e betejës, diplomacia dhe media duhet të lëvizin së bashku me njëra-tjetrën, shtoi kryediplomati i Iranit.
Diku tjetër në fjalët e tij, Araghchi vuri në dukje Operacionin Stuhia Al-Aksa, duke theksuar se armiku izraelit nuk fitoi asgjë në operacionet e tij dhe Lëvizja e Rezistencës shkëlqeu në fushën e betejës.
“Sot regjimi kriminal izraelit pësoi një disfatë të rëndë në Operacionin Stuhia Al-Aksa dhe kjo është një fitore e madhe për palestinezët”, tha ai.
/rtsh.al/