Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian do të diskutojnë propozimet për paketën e re të sanksioneve anti-ruse më 5 shkurt.
Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (Coreper) të vendeve të BE-së do të fillojë do të diskutojë propozimet për paketën e 16-të të masave kufizuese kundër Federatës Ruse, e cila, siç thuhet në Bruksel, është planifikuar të miratohet deri më 24 shkurt.
Në takimin e Coreper, diskutimi do të fokusohet në masat në lidhje me veprimet e Rusisë që destabilizojnë situatën në Ukrainë dhe masat kundër veprimeve që cenojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, që nënkupton mundësinë e sanksioneve ekonomike dhe personale.
Për më tepër, axhenda përfshin shkëmbim pikëpamjesh për paketën e masave kufizuese dhe për masat që lidhen me rajonet e pushtuara të Ukrainës.
Në të njëjtin takim është planifikuar diskutimi edhe për rezolutën e Këshillit të Bashkimit Evropian dhe rregulloren për masat kufizuese në lidhje me situatën në Bjellorusi.
/rtsh.al/