Turqia ka marrë 15 palestinezë si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit midis administratës së Tel Avivit dhe lëvizjes së rezistencës Hamas që u arrit në Turqi.
Pritjen e 15 palestinezëve e ka konfirmuar edhe ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan. Javën e kaluar, Fidan bëri të ditur në Katar se disa palestinezë të detyruar të largohen nga vendi i tyre do të priten nga Turqia dhe vende të tjera.
Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për një armëpushim pas më shumë se dy vjet sulmesh nga Izraeli në Rripin e Gazës, të cilat vranë rreth 50 mijë njerëz dhe lanë të plagosur më shumë se 100 mijë të tjerë.
Marrëveshja e armëpushimit përfshin shkëmbimin e të burgosurve izraelitë dhe palestinezë. Izraeli pranoi të lirojë të burgosurit palestinezë që u dënuan me burgim të përjetshëm me kusht që të mos ktheheshin në Palestinë.
Që kur Izraeli filloi pushtimin tokësor të Gazës në vitin 2023, mijëra palestinezë – përfshirë gra, fëmijë, personel mjekësor dhe punonjës të mbrojtjes civile – janë arrestuar. Vetëm një numër i vogël janë liruar, shumë prej të cilëve kanë treguar shenja të qarta torture dhe uria.
Një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas, e cila filloi më 19 janar, përfshin një proces shkëmbimi të të burgosurve në tre faza, me çdo fazë që zgjat 42 ditë. Marrëveshja u ndërmjetësua nga Katari dhe Egjipti dhe u mbështet nga Shtetet e Bashkuara. Faza e dytë do të përfshijë lirimin e ushtarëve izraelitë dhe faza e tretë do të trajtojë kthimin e mbetjeve izraelite.
/rtsh.al/