RTSH 24 Live

Aktualitet

Ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s takohen në Pragë, diskutohet agresioni rus

30/05/2024

Ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s takohen në Pragë, diskutohet agresioni rus

Fillon në Pragë një takim jozyrtar dyditor i ministrave të jashtëm të vendeve të NATO-s. Tema kryesore situata më e fundit e agresionit ruse në Ukrainë dhe në zona të tjera të nxehta në rajon.

I pranishëm në këtë takim është dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani.

Gjithashti po zhvillohen edhe një sërë takimesh dypalëshe, disa politikanë çekë do të takohen me shefin e diplomacisë amerikane, Antony Blinken.

Takimi në Pragë është një kujtim i 25-vjetorit të sivjetshëm të anëtarësimit të Republikës Çeke në NATO dhe 75-vjetorit të themelimit të Aleancës.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme çeke, kjo është ngjarja më e madhe e aleancës në Republikën Çeke që nga samiti i NATO-s në Pragë në 2002.

Një temë kryesore do të jetë gjithashtu një deklaratë e mundshme që Ukraina mund të përdorë armë perëndimore kundër objektivave në Rusi.

"Ministrat aleatë do të trajtojnë progresin e vendimeve të marra në Samitin e Vilniusit, të cilat synojnë që NATO të vijojë të ruajë paqen, të parandalojë konfliktet dhe të mbrojë popullatën dhe vlerat e territorit aleat, prioritetet e Samitit të Uashingtonit dhe veçanërisht vijimin e ndihmës për Ukrainën" thë një ditë më parë z.Hasani.

Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Washington (SHBA) në 9 – 11 korrik 2024.

/rtsh.al/