RTSH 24 Live

Kulturë

Ministeriali i Ballkanit Perëndimor, Kushi dhe Margariti takojnë Komisioneren Gabriel: Platforma për kulturën do shtojë fondet

28/06/2022

Ministeriali i Ballkanit Perëndimor, Kushi dhe Margariti takojnë Komisioneren Gabriel: Platforma për kulturën do shtojë fondet

Ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe Ministrja e Kulturës Elva Margariti janë takuar me Komisioneren Evropiane Mariya Gabriel në kuadër të Ministerialit të Ballkanit Perëndimor. Komisionerja Gabriel ka prezantuar platformën për kulturën, si një urë komunikimi mes vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor.

"Kultura, është një sektor ekonomik, pasi lidhet me punësimin e njerëzve", tha Gabriel, teksa shprehu optimizmin se kjo platformë do të ndikojë në thithjen e fondeve.

Kënaqësi që së bashku me kolegen Elva Margariti të organizonim një darkë falenderimi për Komisioneren Evropiane Mariya Gabriel dhe delegacionet pjesëmarrëse në kuadër të Ministerialit të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Tiranë”, shkruan Kushi.

/rtsh.al/