RTSH 24 Live

Kronika

Meta : Numërimi dhe rinumërimi i çdo vote të pavlefshme është vendimtar !

01/05/2021

Meta : Numërimi dhe rinumërimi i çdo vote të pavlefshme është vendimtar !

Presidenti Ilir Meta vazhdon të shprehi dyshimet e tij për mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve paralamentare të 25 prillit dhe rrjedhimisht të rezultatit të tyre. Në njëstatus në Facebook zoti Meta sjell në vëmendje numrin e lartë të pavlefshme, 5 për qind e fletëve të votimit. Zoti Meta këmbëngul që 
Në zgjedhjet e vitit 2013 vetëm 1.39 përqind e votave ishin të pavlefshme. "Numërimi dhe rinumërimi i çdo vote të pavlefshme është vendimtar për të rritur besimin e qytetarëve" shkruan zoti Meta. Ai bën thirrje që "Të rikthejmë besimin te vlera dhe barazia e votës sa më parë, me transparencë maksimale sipas Kodit Zgjedhor". Nga numërimet e deritanishme kanë dale të pavlfshme 83 mijë vota.

Postimi i presidentit Ilir Meta

Në vitin 2017 vetëm 1.98 përqind e votave u shpallën të pavlefshme.
Aktualisht, sipas rezultateve paraprake të KQZ, kemi 5 përqind fletë votimi të pavlefshme.
Ndaj numërimi dhe rinumërimi i çdo vote të pavlefshme është vendimtar për të rritur besimin e qytetarëve, të cilët mbajtën radhë të gjata për të shprehur vullnetin e tyre më 25 prill.
Me qetësi dhe transparencë është tepër e rëndësishme, që ky proces, të vazhdojë deri në fund.
Krijimi i fokuseve të tjera, përtej kësaj çështjeje madhore për besimin te zgjedhjet dhe demokracia, është vetem vijim i teatrit të radhës kundër Sovranit dhe vullnetit të Tij.
Deri tani janë rreth 50 mijë vota të pavlefshme më shumë se në vitin 2017 dhe rreth 60 mijë vota të pavlefshme më shumë se në vitin 2013, ndërkohë që 8 vite më parë votuan rreth 80 mijë qytetarë më shumë se sa në zgjedhjet e 25 prillit.
Në demokraci qytetarët marrin pjesë në zgjedhje për t'i dhënë vlerë vullnetit të tyre dhe jo për ta bërë atë të pavlerë.
Të rikthejmë besimin te vlera dhe barazia e votës sa më parë, me transparencë maksimale sipas Kodit Zgjedhor.