RTSH 24 Live

Kronika

Meta: 25 Prilli, referendum popullor për më tepër mbështetje për bujqësinë dhe fshatin!

16/04/2021

Meta: 25 Prilli, referendum popullor për më tepër mbështetje për bujqësinë dhe fshatin!

Presidenti Ilir Meta tha sot se shkaku i shpopullimit të vendit është pikërisht mosmbështetja e bujqësisë dhe e fermerëvë. Kjo sipas zotit Meta është e pafalshme. Prandaj në rrjetin social Facebook ai thekson se 25 Prilli, është referendum popullor për shumë më tepër para dhe mbështetje për Bujqësinë dhe fshatin."Mosmbështetja e bujqësisë dhe e fermerëve, është e pafalshme dhe rrënja e braktisjes së fshatrave dhe e shpopullimit të vendit.Edhe ato pak fonde "mjerane" të përcaktuara nga buxheti për Bujqësinë dhe që janë 10 herë më pak se fatura, që do t'i paguhet Becchettit, harxhohen në pjesën dërmuese për spote, konferenca, panaire dhe "kotësira" korruptive. 
Plot 60 përqind e parave të subvencioneve shkojnë për pagesa jo produktive. Ndërsa vetëm "thërrimet" përfundojnë te fermeret, të cilët të braktisur punojnë dhe prodhojnë me kosto 40% më të lartë se fqinjët në rajon.
Prandaj 25 Prilli, është referendum popullor për shumë më tepër para dhe mbështetje për Bujqësinë dhe fshatin" shprehet presidenti Meta.