RTSH 24 Live

Aktualitet

Mësimi mbetet i pezulluar në disa shkolla të Tiranës për shkak të motit të keq

4 orë para

Mësimi mbetet i pezulluar në disa shkolla të Tiranës për shkak të motit të keq

Nga problemet e krijuara për shkak të motit të keq vijon të jetë ende i pezulluar mësimi në disa shkolla në vend.

5 shkolla në qarkun e Tiranës i kanë mbyllur dyert përkohësisht për nxënësit deri në një njoftim të dytë nga Ministria e Arsimit.

Shkollat që janë mbyllur:

1-Shkolla "Hamdi Mansaku” Tiranë

2-Shkolla “Bahri Nela” Tiranë

3-Shkolla “Zenel Bastari” Tiranë

4-Shkolla “Vilëz” Tiranë

5- Shkolla ShMB Shëngjergj Tiranë

Ky vendim është marrë për të garantuar sigurinë e nxënësve, mësuesve dhe personelit arsimor në zonat më të prekura nga moti i keq.

Nga një vëzhgim i bërë nga RTSH në shkollat ku mësimi vazhdon normalisht nuk ka probleme me sistemin e ngrohjes.

Ministria e Arsimit dhe Sportit është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendore dhe shtabet e emergjencave civile për të bërë të mundur rinisjen e procesit mësimor për 69 shkollat që mbyllën dyert këto ditë.

Gazetare: E. Hasanbelli 

/rtsh.al/