RTSH 24 Live

Botë

Merkel nuk pendohet për vendimet për energjinë ruse: Në kohën kur drejtoja unë kishin kuptim

08/12/2022

Merkel nuk pendohet për vendimet për energjinë ruse: Në kohën kur drejtoja unë kishin kuptim

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbrojtur vendimet e saj rreth sigurimit të energjisë për Gjermaninë gjatë mandatit të saj 16-vjeçar. Ish-kancelarja gjermane tha se nuk pendohet për vendimet që ka marrë në lidhje me furnizimet gjermane me energji. Ajo megjithatë pranoi se duhej bërë më shumë për t'iu kundërvënë Rusisë.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Die Zeit”, Merkel tha se ata që vënë në pikëpyetje vendimet e marra në kohë të ndryshme shpesh nuk marrin parasysh kontekstin që i rrethon.

Ish-kancelarja tha se nuk ishte kurrë roli i qeverisë të miratonte tubacionin, i cili do të lejonte transferimin e gazit rus në Evropë nëpërmjet tubacioneve nën Detin Baltik që lidhin Rusinë me Gjermaninë. Merkel argumentoi se ishte roli i kompanive gjermane për të miratuar ndërtimin e gazsjellësit dhe jo i qeverisë.

E vetmja mënyrë që qeveria mund t'i pengonte kësaj do të kishte qenë duke miratuar një akt kundër gazsjellësit, për të cilin Merkel argumentoi se do të "kishte përkeqësuar në mënyrë të rrezikshme klimën me Rusinë".

Tubacioni u pezullua në fillim të këtij viti si një reagim ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Merkel theksoi se megjithëse vendimet e fundit për energjinë kanë kuptim, duke pasur parasysh situatën me Rusinë, ato nuk do të kishin kuptim kur ajo ishte kancelare.

Lidhur me përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë, Merkel tha se ajo mund të përfundojë vetëm në tryezën e bisedimeve.

Gjermania ka punuar për të diversifikuar burimet e saj të energjisë këtë vit, pasi lufta e Rusisë kundër Ukrainës e detyroi të gjithë Evropën të konsideronte alternativa ndaj gazit dhe naftës ruse.

/rtsh.al/