RTSH 24 Live

Aktualitet

MEPJ: Qytetarët të shmangin udhëtimet në zonat e përfshira në konflikte ushtarake

19/04/2024

MEPJ: Qytetarët të shmangin udhëtimet në zonat e përfshira në konflikte ushtarake

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u bëri thirrje të premten qytetarët shqiptarë që të shmangin udhëtimet në zonat e përfshira në konflikte ushtarake, vende me trazira politike, epidemi apo fatkeqësi natyrore.

Ministria sqaron se ky njoftim bëhet në funksion të sigurisë së qytetarëve shqiptarë, të cilët planifikojnë lëvizjen jashtë Shqipërisë.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Shqipërisë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në funksion të sigurisë së qytetarëve shqiptarë, të cilët planifikojnë lëvizjen jashtë Republikës së Shqipërisë, udhëzon shmangien e udhëtimeve në zonat e përfshira në konflikte ushtarake, vende me trazira politike, epidemi apo fatkeqësi natyrore” shkruhet në njoftimin e MEPJ.

MEPJ gjithashtu vë në dispozicion të qytetarëve edhe kontakte të nevojshme të Misioneve Diplomatike dhe Posteve Konsullore të Republikës së Shqipërisë.

/ rtsh.al /