RTSH 24 Live

Aktualitet

Tiranë- Humb jetën punonjësi i lavanderisë, dyshohet për shkaqe natyrale

02/05/2024

Tiranë- Humb jetën punonjësi i lavanderisë, dyshohet për shkaqe natyrale

Një person ka humbur jetën të enjten në Tiranë. Dyshohet se bëhet fjale për një vdekje për shkaqe natyrale. Viktima ishte punonjës i një lavanderie.

“Më datë 02.05.2024, rreth orës 14:45, në një lavanderi në rrugën “Todi Shkurti”, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi Gj. P., 65 vjeç (punonjës i lavanderisë). Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.

/rtsh.al/