RTSH 24 Live

Aktualitet

Ishte në gjendje të dehur, bie në gropën e ashensorit. Humb jetën 57-vjeçari

02/05/2024

Ishte në gjendje të dehur, bie në gropën e ashensorit. Humb jetën 57-vjeçari

Një 57-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në një gropë ashensori të një pallati në Tiranë.

Ai ka qenë në gjendje të dehur duke bërë që të humbasë ekuilibrin dhe për pasojë të bjerë në gropën e ashensorit duke marrë dëmtime që për të kanë qenë fatale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:50, në rrugën “Aleksandër Moisiu”.

Më datë 02.05.2024, rreth orës 12:50, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, shtetasi I. I., 57 vjeç, dyshohet se, duke qenë në gjendje të dehur, ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/