RTSH 24 Live

Sociale

Menaxhimi i mbetjeve në Lezhë - Mbeturinat do të ndahen në burim dhe do të riciklohen

09/12/2024

Menaxhimi i mbetjeve në Lezhë - Mbeturinat do të ndahen në burim dhe do të riciklohen

Brenda vitit 2025 menaxhimi i mbetjeve të qytetit të Lezhës  do të ndryshoje.  Ato do të ndahen që në burim me qëllim riciklimin e tyre e më pas do të dërgohen në landfill. Qendra e riciklimit do të ndërtohet në periferi të qytetit, ky përmes këtij modeli krahas eliminimit të ndotjes synohet të gjenerohen të ardhura nga materialet e riciklueshme.

Shansi më i madh për ne për të krijuar një tjetër histori në eliminimin e mbetjeve me një kompleks shërbimesh ku do adresohen të gjitha llojet e problematikave dhe do gjenerohen dhe të ardhura nga bashkia me pjesën e ndarjes në burim kjo ul dhe kostot e mbetjeve që shkojnë në landfill”, u shpreh Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë Lezhë.

Ky projekt i pari i këtij lloji në Shqipëri do të financohet nga GIZI Gjerman në bashkëpunim me bashkinë . Fillimisht ai do të zbatohet në qytetin e Lezhës e më pas do të shtrihet edhe në njësitë administrative. Përmes kësaj iniciative synohet të hiqen dhe kontejnerët e mbetjeve ky qytetaret do ti nxjerrin mbeturinat me qese të ndara me orar të përcaktuar të cilat  do të marren nga makinat e pastrimit.

/RTSH/