RTSH 24 Live

Sociale

Menaxhimi i mbetjeve, Bashkia Malësi e Madhe paralajmëron subjektet me risk ndotjeje

24/07/2024

Menaxhimi i mbetjeve, Bashkia Malësi e Madhe paralajmëron subjektet me risk ndotjeje

Teksa jemi në pikun e sezonit dhe numri i vizitorëve është gjithnjë në rritje, menaxhimi i mbetjeve në Malësi të Madhe është vënë në fokusin e punës së bashkisë. Ky fakt bëhet i ditur nga Drejtori i Shërbimeve Publike Ndoc Prela.

Subjekteve me risk të lartë ndotjeje u është lënë porosi që të tregojnë kujdes më qëllim mos hedhjen e inerteve dhe kutijave të kartonit brenda kazanëve të mbeturinave.

Që prej fillimit të qershorit Bashkia e Malësisë së Madhe ka përqendruar pjesën më të madhe të shërbimeve të saj në zonat turistike,  me qëllim për të patur një sezon sa më të suksesshëm, ku në fokus kryesor është rregulli dhe pastërtia.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/