Qeveria mbështet mekanizimin e bujqësisë, si një faktor kyç në rritjen e prodhimit, përmirësimin e cilësisë dhe uljen e kostove për fermerët.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se, Skema Kombëtare e Investimeve 2024 adreson financim për fermerët që investojnë në mekanikë bujqësore.
Denaj tha se, masa e përfitimit për mekanikën bujqësore është jo më shumë se 50 % e vlerës totale të faturave tatimore. Fermerët përfitojnë deri në 5 milionë lekë.
“Fermerët kanë mundësi të aplikojnë deri më 8 nëntor në Skemën Kombëtare të Investimeve për blerjen e traktorëve, makinerive dhe pajisjeve moderne për mekanizimin dhe përmirësimin e proceseve të punës në fermat bujqësore dhe blegtorale”, informoi Denaj.
/ rtsh.al /