RTSH 24 Live

Europë

Mbytet varka me emigrantë në afërsi të ishullit grek, 4 të mbytur dhe 30 të shpëtuar! 

2 orë para

Mbytet varka me emigrantë në afërsi të ishullit grek, 4 të mbytur dhe 30 të shpëtuar! 
Foto ilustruese

Një operacion kërkim shpëtimi po zhvillohet në zonën veriperëndimore të ishullit grek Samos, pas mbytjes së një varke me emigrantë.

Hetimet kryhen në rrugë detare dhe tokësore, me pjesëmarrjen e anijeve dhe mjeteve të patrullimit të Rojës Bregdetare, si dhe anijeve kalimtare.

Deri më tani janë shpëtuar 30 emigrantë (24 burra, 5 gra dhe 1 fëmijë), ndërsa janë gjetur katër trupa të pajetë (3 gra dhe 1 fëmijë).

Gjatë procesit të hetimeve paraprake u arrestua një i huaj 21-vjeçar, i identifikuar si kontrabandist i emigrantëve.

Personi i arrestuar përballet me akuzën e trafikimit dhe transportit të paligjshëm të njerëzve, që ka sjellë humbjet e jetëve, ndërsa i është konfiskuar celulari.

Kërkimet vazhdojnë për persona të zhdukur.

/ rtsh.al /