RTSH 24 Live

Aktualitet

Mbi 8 orë dëshmi në SPAK për koncesionin e sterilizimit, Beqaj: S’i druhem përgjegjësisë penale

18/07/2022

Mbi 8 orë dëshmi në SPAK për koncesionin e sterilizimit, Beqaj: S’i druhem përgjegjësisë penale

Mbi 8 orë ka zgjatur dëshmia e ish ministrit të Shëndetësisë në SPAK, Ilir Beqaj lidhur me koncesionin e sterilizimit. Ai i është përgjigjur pyetjeve të 2 prokurorëve të SPAK dhe oficerëve të BKH-së, ndërsa pas dëshmisë tha për mediat se nuk i druhet përgjegjësisë penale.

"Jam thirrur në cilësinë e çështjes që jam thirrur dhe kam dhënë përgjigjet e mia para 2 prokurorëve dhe BKH. Nuk i druhem përgjegjësisë penale”, tha Beqaj.

Ish-ministri Beqaj u paraqit mëngjesin e sotëm në SPAK i pashoqëruar nga një avokat dhe me një çantë shpine për të dëshmuar lidhur me koncesionin e sterilizimit të dhënë në kohën kur ai drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.

Pyetjet e SPAK kanë qenë lidhur me mënyrën se si janë lidhur kontratat dhe në cilësinë e personit që ka dijeni.

Prej disa muajsh SPAK ka nisur hetimet në lidhje me 2 tenderat, për sterilizimin dhe check up. Më 7 korrik dëshmoi në SPAK edhe ish-zëvendësministri Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

/rtsh.al/