RTSH 24 Live

Aktualitet

Mbërrijnë 117,000 doza të Pfizer/ Manastirliu: Falas për çdo qytetar

18/10/2021

Mbërrijnë 117,000 doza të Pfizer/ Manastirliu: Falas për çdo qytetar

Mbrëmjen e kësaj të hënë kanë mbërritur 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë prej 500 mijë dozash që do të vijnë brenda vitit. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një statusi në “Facebook”, thotë se janë të vendosur për të garantuar vaksina falas për çdo qytetar deri në fund të përballjes me pandeminë.

"Sapo mbërritën 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë prej 500 mijë dozash që do të vijnë brenda vitit 2,379,960 vaksina kanë mbërritur deri tani, për të vijuar vaksinimin anticovid, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Jemi të vendosur të garantojmë vaksinat falas për çdo qytetar, deri në fund të përballjes me pandeminë", thekson Manastirliu.