RTSH 24 Live

Sociale

Mbarështimi i gjelit të detit - Për fermerin Toma, kostoja e rritjes së tyre është e lartë

10/12/2024

Mbarështimi i gjelit të detit - Për fermerin Toma, kostoja e rritjes së tyre është e lartë

Ky është 74 vjeçari Ndoc Toma nga fshati Dajç i Lezhës, i cili prej 15 vitesh merret me mbarështimin e gjelave të detit. Ndoci tregon se për të mbarështuar një gjel duhen 9 muaj, ndërsa kostoja për ti rritur është e lartë dhe se ka një mund të madh.

Zona e Mabës dhe Dajçit në Lezhë njihen për gjelat cilësor të rritur në mënyrë organike, çmimi i të cilëve këtë vit varion 1000-1200 lekë kilogrami për një gjel.

Fermerët në këtë zonë çdo fund vit, në prag festash nisin shitjet e shpendit tradicional. Fshatrat Mabë dhe Dajç, vazhdojnë të jenë pa një treg dhe gjeli i detit shitet buzë aksit nacional Shkodër-Lezhë me shpresën se udhëtarët mund ta blejnë atë.

Gazetar: M. Rakaj     

/RTSH/