Mbarështimin e bagëtive e ka të trashëguar ndër breza. Besart Bilali i kthyer nga emigrimi pas 7 viteve qëndrim vendosi të investojë në vendin e tij.
Nuk është vetëm familja e përfshirë në këtë punë, por ai ka punësuar edhe të tjerë. Interesi është i lartë për mishin e kësaj zone si nga banorët e Kukësit, por edhe më gjerë.
Veç benefiteve kjo punë ka edhe vështirësi tregon Bilali, pjesa më e vështirë është sigurimi i ushqimit duke ditur që numri i krerëve është i lartë.
Sa i përket subvencioneve, është një shtysë për të zhvilluar dhe zgjeruar stallën. Veç lopëve kjo familje mbarështon edhe të imta, ku numëron mbi 300 krerë dele, një pjesë janë në stallë, e pjesa tjetër në kullota.
Të emigrosh me qëllim për t’u kthyer e investuar në vendin tënd, është një shembull për t’u vlerësuar dhe mbështetur e ky rast është Besarti nga fshati Bicaj.
Gazetar: D. Shehu
/RTSH/