RTSH 24 Live

Rajon

Mbahet më 17 dhjetor takimi i radhës i dialogut Kosovë-Serbi

27/11/2024

Mbahet më 17 dhjetor takimi i radhës i dialogut Kosovë-Serbi

Takimi i radhës i dialogut mes Kosovës e Serbisë do të mbahet më 17 dhjetor. Lajmi është bërë me dije nga këshilltari i zv.kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, Klisman Kadiu për RTK.

Më herët, edhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak njoftoi se takimi i ardhshëm mes kryenegociatorit të Kosovës Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë Petar Petkoviq, do të mbahet në dhjetor.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Lajçak deklaroi se është angazhuar në diskutime të rëndësishme mbi dialogun.

 “U angazhova në diskutime të rëndësishme mbi dialogun dhe rrugën përpara. Këto biseda janë kritike në formësimin e punës që po bën ekipi im ndërsa përgatitemi për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në dhjetor. Pres me padurim periudhën e ardhshme”, shkroi ai.

/rtsh.al/