RTSH 24 Live

Aktualitet

Mashtronin qytetarët në vendet e Europës me kriptovalutat, SPAK çon për gjykim 2 persona

27/07/2024

Mashtronin qytetarët në vendet e Europës me kriptovalutat, SPAK çon për gjykim 2 persona

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim Jusel Micin dhe Mendim Domin, të akuzuar si organizatorë dhe anëtarë të një grupi kriminal që mashtronin qytetarët nga vende të ndryshme të Europës përmes call center.

SPAK bën me dije se nga hetimet ka rezultuar se mashtrimi “on line” lidhej me investime shumash në letra me vlerë dhe kriptovaluta, përdorimin e shoqërive fiktive (Capitalcom Investment, Direct Coin Limited, Lead Secure Ltd, Finex Group Ltd, Futurus X OU, Luxor, Mm Consulting S.R.S.S. Shoqëri Scs Smart Coomunications Services S.R.L.S Estra dhe të tjera) për kalimin e vlerave monetare të mashtrimit.

 Këto shoqëri që përdoreshin për aktivitetin kriminal, duke hapur llogari rrjedhëse të huaja (Lituani, Britani e Madhe, Belgjikë, Luksemburg, Gjermani dhe Itali), duke menaxhuar faqe interneti që reklamonin aktivitetin, si dhe përdornin qendra thirrje call center, në Itali dhe Shqipëri, nëpërmjet të cilave kontaktonin viktima të shumta, duke i bindur të bëheshin pjesë e programeve të rreme të investimit.

Autorët i propozonin viktimave të derdhnin shuma të konsiderueshme parash nëpërmjet transferimeve online në llogaritë rrjedhëse të huaja, të kompanive të mësipërme. Me marrjen e menjëhershme të këtyre shumave, nga grupi i strukturuar, këto para zhdukeshin duke u konvertuar kryesisht në kriptovaluta.

Dëmi ekonomik i shkaktuar arrin në vlerën 3 000 000 Euro, por ka dyshime që kjo vlerë të jetë shumë më e madhe, duke konsideruar të dëmtuarit, që nuk kanë kallzuar mashtrimet ndaj tyre.

Atyre i janë sekuestruar llogari bankare me depozita në vlerën rreth 205 000 Euro, si dhe pasuritë e mëposhtme në Tiranë:

Pasuri me sipërfaqe 62m², e llojit apartament;

Pasuria me sipërfaqe 83.00 m², e llojit apartament;

Pasuri me sipërfaqe 78.00 m², e llojit apartament,

Pasuria me sipërfaqe 4100.00 m², e llojit arë,

Pasuria me sipërfaqe 3720.00 m², e llojit arë,

Pasuria me sipërfaqe 4600.00 m², e llojit arë,

Pasuria me sipërfaqe 1300.00 m², e llojit arë,

Pasuria me sipërfaqe 2639.00 m², e llojit arë,

Pasuria me sipërfaqe 2733.00 m², e llojit arë,

Pasuria me sipërfaqe 4000.00 m², e llojit arë,

Pasuria me sipërfaqe 3180.00.00 m², e llojit Are.

 

/rtsh.al/