Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka referuar materialet në Prokurorinë e Shkodrës ku akuzon efektivët e policisë së Shkodrës për shpërdorim detyre në lidhje me masakrën me 4 viktima në Dobraç.
Ata akuzohen për shpërdorim detyre. Sipas burimeve, AMP ka dyshime të forta se efektivët nuk kanë kryer detyrën duke lënë që të ikë nga vendngjarja personin e tretë që dyshohet se ishte në makinën e Hamza Licit dhe Arlind Buhatit.
Tashmë pritet që organi i akuzës të thellojë hetimet në lidhje me grupin e efektivëve që ishin në vendngjarje. Ende mbetet mister personi që del në video.
Më 30 tetor Shkodra u trondit nga një atentat që i mori jetën 4 personave. 67-vjeçari dhe bashkëshortja e tij, Flutura Basha, kalimtarë të rastit, ishin duke udhëtuar me motor, kur u përplasën nga makina e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit, të cilët u qëlluan për vdekje.
Flutura Basha ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa bashkëshorti i saj u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
Ngjarja u regjistrua në rrethrrotullimin “5 heronjtë e Vigut” më 30 tetor, ku Hamza Lici dhe Arlind Bushati u qëlluan për vdekje nga një makinë në lëvizje.
/rtsh.al/