RTSH 24 Live

Aktualitet

Marrëveshja me Italinë, nisin punimet për ndërtimin e kampit të emigrantëve në Gjadër

29/03/2024

Marrëveshja me Italinë, nisin punimet për ndërtimin e kampit të emigrantëve në Gjadër

Në Gjadër të Lezhës kanë nisur punimet për ndërtimin e kampit të refugjatëve. Nga pamjet e siguruara nga RTSH, punimet janë në fazat e para.

Refugjatët do të priten në një strukturë që do të ngrihet në Portin e Shëngjinit dhe nga aty do të transportohen me autobusë rreth 35 km në Gjadër, ku do të qëndrojnë pa fat deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.

Zbarkimi i tyre do të bëhet në Shëngjin. Në hyrjen e fshatit Gjadër ka nisur ndërtimi i kampit, por dhe ndërtime të tjera që do të kryhen. Edhe për sigurimin e ujit të pijshëm, por edhe të elementëve të tjerë për ta bërë funksionale.

Sipas burimeve, fillimisht do të ngrihet një mur rrethues 7 metra i lartë, kjo për të penguar daljen e mundshme të emigrantëve nëse do të ketë tentativa të tilla.

Kuvendi i Shqipërisë më 22 shkurt 2024 marrëveshjen Shqipëri-Itali për të emigrantët me 77 vota pro, ku parashikohet pritja e emigrantëve afrikanë në portin e Shëngjinit dhe akomodimin në një kamp në Gjadër të Lezhës deri në përfundim të procedurave për pranimin ose jo të azilit.

Kjo marrëveshje u miratua pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku tha se negocimi dhe firmosja e marrëveshjes nga kryeministri Edi Rama është i rregullt. 

Kryeministri Edi Rama firmosi protokollin me kryeministren e Italisë, Giorgia Melona më 6 nëntor 2023 në Romë.

/rtsh.al/

/rtsh.al/