RTSH 24 Live

Aktualitet

Denaj në Navaricë: Transformim i zonës me bujtina për mikpritjen e turistëve

28/04/2024

Denaj në Navaricë: Transformim i zonës me bujtina për mikpritjen e turistëve

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka zhvilluar sot një vizitë në fshatin Navaricëv të Bashkisë Finiq, ku u takua me gratë e këtij fshati për të biseduar për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

Duke publikuar foto gjatë takimeve me banorët e zonës, ministrja shkruan se “në Navaricë, me gratë duararta të Finiqit, zonjat e Bashkisë Finiq, u mblodhëm te “Mulliri i Vjetër”, për të diskutuar mundësitë dhe potencialin e tyre për transformimin e zonës në një pikë me atraksione e bujtina për mikpritjen e turistëve të huaj”, tha Denaj në një postim në rrjetet sociale”.

Navarica është një zonë me shumë atraksione turistike, shkruan Denaj,  duke gërshetuar produktet lokale, bujarinë tuaj dhe duart tuaja të arta keni mundësi të keni më tepër turistë”.

“Nga zemra e fshatit Navaricë ftojmë të gjithë të provojnë këto gatime tradicionale”, tha Denaj.

Ministrja Denaj vizitoi edhe një mulli që ndodhet në këtë fshat, i cili funksionon ende. Denaj e cilësoi këtë mulli, një atraksion turistik për turistët që vizitojnë zonën.

 

/rtsh.al/