Natën e kaluar, marina izraelite kreu një operacion në shkallë të gjerë për të shkatërruar flotën detare të ish-regjimit të Asadit në Siri.
Anije të shumta të marinës siriane të armatosura me raketa det-det u shkatërruan në sulmet e kryera nga anijet raketore të Marinës izraelite, në gjirin Minet el-Beida dhe portin Latakia në bregdetin sirian, sipas burimeve ushtarake.
Sulmet u kryen për të parandaluar që aftësitë dhe armatimet e marinës siriane të binin në duart e forcave armiqësore, pas rënies së regjimit të Asadit.
Ndërkohë, Forcat Ajrore izraelite kanë kryer rreth 300 sulme ajrore në Siri që nga rënia e regjimit, duke shkatërruar armë të avancuara dhe kapacitete të tjera që Izraeli kërkon të parandalojë që të arrijë forcat armiqësore.
/rtsh.al/