RTSH 24 Live

Botë

Dështon armëpushimi Izrael-Hamas - Palët, akuza të ndërsjella për kushte të reja në negociatat e paqes

21 orë para

Dështon armëpushimi Izrael-Hamas - Palët, akuza të ndërsjella për kushte të reja në negociatat e paqes

Izraeli dhe grupi palestinez i Hamasit, fajësuan njëri-tjetrin të mërkurën për dështimin e arritjes së një marrëveshje armëpushimi, pavarësisht progresit të njoftuar nga të dyja palët së fundmi.

 Hamasi tha se Izraeli kishte vendosur kushte të reja, ndërsa Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu akuzoi grupin se po u rikthehej çështje mbi të cilat ishte gjetur mirëkuptim më parë.

"Pushtuesit kanë vendosur kushte të reja në lidhje me tërheqjen, armëpushimin, të burgosurit dhe kthimin e të zhvendosurve, gjë që ka vonuar arritjen e marrëveshjes që ishte në dispozicion", thanë zyrtarë të Hamasit.

 Por Netanyahu u kundërpërgjigj në një deklaratë duke thënë se "organizata terroriste Hamas vazhdon të gënjejë. Ajo po refuzon ato për të cilat është rënë dakord më parë dhe po vazhdon të krijojë vështirësi në negociata".

 Megjithatë, Izraeli do të vazhdojë përpjekjet e pandërprera për të kthyer pengjet, shtoi ai. Në dy javët e fundit, ndërmjetësuesit amerikanë dhe arabë të vendeve si Katari dhe Egjipti kanë shtuar përpjekjet për të arritjen e një marrëveshjeje dhe mediat izraelite thanë një ditë më parë se dallimet midis Izraelit dhe Hamasit nuk ishin të madh dhe lejonin arritjen e një mirëkuptimi.

Fushata ushtarake e Izraelit kundër Hamasit në Gazë ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 45 mijë e 400 palestinezë, pjesa më e madhe gra e fëmijë. Shumica e popullatës prej 2.3 milionë banorësh është zhvendosur dhe pjesa më e madhe e Gazës është kthyer në gërmadhë.

Muajin e kaluar, Gjykata Penale Ndërkombëtar lëshoi urdhër-arreste për Netanyahun dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli për veprimet në Gaza gjithashtu për përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Gazetar: Artur Mata

/rtsh.al/