RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

Maqedonia e Veriut, kandidatët  nënshkruajnë një dokument për mbarvajtjen e zgjedhjeve presidenciale

03/04/2024

Maqedonia e Veriut, kandidatët  nënshkruajnë një dokument për mbarvajtjen e zgjedhjeve presidenciale

Kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut kanë nënshkruar një dokument përmes të cilit shprehin dakordësinë e tyre për zgjedhje të lira dhe të drejta në dy raundet e zgjedhjeve presidenciale që dot ë mbahen në vend në datën 24 korrik dhe 8 maj.  Pjesëmarrësit në zgjedhje angazhohen të respektojnë ligjet, rregulloret dhe sundimin e ligjit në procesin zgjedhor, dhe se do të mënjanojnë diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes”, shkruhet mes të tjerash në dokuemntin që mban firmat e  Stevo Pendarovski, i nominuari i Lidhjes Social-Demokrate në pushtet, Gordana Siljanovska Davkova, kandidate e VMRO DPMNE-së opozitare, Bujar Osmanir, kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arben Taravarri, kandidat i opozitës shqiptare, Biljana Vankovskaa e partisë “E Majta”, dhe Maksim Dimitrievskir nga partia “Për Maqedoninë”. Kandidati i shtatë, Stevçe Jakimovki ndërkohë  ka refuzuar të nënshkruajë duke u shprehur se nuk besonte se kandidatët e tjerë do të respektonin atë që kanë nënshkruar”.  

Disa prej kandidatëve tjerë u shprehën se besonin që fushata zgjedhore do të karakterizohej nga fushata pozitive, por disa të tjerë u shprehën skeptikë në këtë aspekt.  

Kandidatja e VMRO DPMNE-së ngriti çështjen e favorizimit të kandidatëve me “status të lartë shtetëror. “Mendoj se problematike do të jetë t’i përmbaheni kodeksit për zgjedhje të lira kur bëhet fjalë për kandidatët me status të lartë në shtet, të cilët përdorin resurse shtetërore”, ka thënë Gordana Siljanovska Davkova. 

Kandidati i opozitës së bashkuar shqiptare, Arben Taravari e ka theksuar nevojën e debateve mes kandidatëve gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa ka shprehur dyshime nëse zgjedhjet do të jenë evropiane.  “Jemi larg asaj që të organizojmë zgjedhje si në shtetet evropiane. Uroj që të kemi debate, pavarësisht se kush i organizon...uroj që këto zgjedhje të jenë të lira dhe demokratike, edhe pse kjo nuk varet nga ne kandidatët, por më shumë nga partitë politike”. 

Fushata për zgjedhjet presidenciale fillon zyrtarisht të enjten e 4 prillit, dhe do të zgjasë 20 ditë.

Gazetare Elda Pepa