RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

Analisti Neziri: Çështja e Presidentit është e kryer. VRMO-DPMNE, fituese !

25/04/2024

Analisti Neziri: Çështja e Presidentit është e kryer. VRMO-DPMNE, fituese !

Rezultatet e raundit të parë në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut ishin në fokus të emisionit 3D të Alban Dudushit. 

Në vlerësimin e analistit Xhelal Neziri rezultati ishte i pritshëm. Kjo pasi LSDM në qeveri ka kohë që ballafaqohet me një krizë të brendshme dhe ka rënie e të shpejtë në opinion. Ndërkohë e kundërta ka ndodhur me VMRO-DPMNE. Kjo ka ndodhur pas nëshkrimit në parlament të propozimit francez në vititn 202, tha Neziri.

Analisti thotë se diferenca mes dy palëve është shumë e madhe, madje kandidatja e VMRO-DMPNE Davkova është e paarritshme. Ajo ka dyfishin e votave të presidentit aktual Pendarovski.

Duke veçuar faktorin shqiptar zoti Arifi tha se nëse partitë shqiptare do të kishin dalë me kandidat të përbashkët do të shkonin në balotazh.
Kjo do të krijonte mundësinë që kandidati shqiptar do të kërkonte mbështetje nga partitë e moderuara maqedonase mbështetje, çka mund të çonte zgjedhjen për herë të parë të një presidenti një president shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Lidhur me mundësinë e rizgjedhjes së zotit Pendarovski analisti Xhelal Neziri tha se ai ka një diferencë prej -180 mijë votash me zonjën Davkova. Ndërsa koalicionet shqiptare kanë rreth 200 mijë votash. Kjo jep një farë shprese.

Por sipas zotit Neziri në llogari duhen marrë edhe votat e kandidatëve të tjerë presidenciale. Në analizë të fundit eshte kandidatja e koalicionit VMRO-DPMNE që ka më shumë mundësi që të lidhi marrëveshje të fitojë si në zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare.

Sipas zotit Neziri duke e pamundur çdo kombinacion për të ndryshuar trendin e rezultatit të zgjedhjeve. Pra çështja e Presidentit është e kryer dhe VRMO-DPMNE është fituese e zgjedhjeve parlamentare.

Po a ka mundësi që shqiptarët si zgjedhjet e kaluara të kenë mundësi të vendosin? Neiziri mendon se diferenca është shumë e madhe dhe nuk ka mundësi të ndodhi.

/ rtsh.al /