RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

Maqedoni, vapa shkurton orët e mësimit 

13/06/2024

Maqedoni, vapa shkurton orët e mësimit 

Në Maqedoninë e Veriut Ministria e Arsimit dhe Shkencës rekomandoi orë të shkurtuara për institucionet arsimore të enjten dhe të premten, për shkak të valës së të nxehtit që ka përfshirë vendin. 

Deri në fund të vitit, ata kanë edhe tre ditë pune, ndërsa me rekomandim të Ministrisë së Arsimit orët do të jenë të shkurtuara.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës paraprakisht bëri me dije se nuk mund të mbyllet viti shkollor sepse është paraparë me ligj që të zgjasë 180 ditë.

Ministria u bëri thirrje qytetarëve që t’u përmbahen rekomandimeve për mbrojtje nga moti i nxehtë të cilat janë në pajtim me ato të Qendrave për Shëndet Publik.

Sipas meteorologëve temperaturat mund të shkojnë në 36 gradë celsius.

Këtë vit shkollor nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme patën për herë të parë pushimin pranveror, i cili zgjati nga data 26 prill deri më 6 maj.

Për këtë arsye, fundi i vitit shkollor është shtyrë deri më 17 qershor.

Sipas Alsat 

/ rtsh.al /