RTSH 24 Live

Politikë

Mandati i Xhaçkës sërish në Kushtetuese, Basha: Fresk që i bëhet Ramës. Bardhi: Po mbron bashkëpunëtorët e tu

24/04/2024

Mandati i Xhaçkës sërish në Kushtetuese, Basha: Fresk që i bëhet Ramës. Bardhi: Po mbron bashkëpunëtorët e tu

Përtej për çarjeve se kush do të drejtojë partinë dhe kujt I takon vula, dy fraksionet PD kanë përplasje edhe në aksionin politik që ata po ndjekin. Tashmë sebep për akuza mes tyre është bërë mandati i Olta Xhaçkës, të cilën opozita e ka dërguar sërish në Gjykatën Kushtuese pas rrëzimit të vendimit të kësaj të fundit nga mazhoranca në Kuvend.

Por për kryedemokratin Lulzim Basha dërgimi sërish i mandatit të Xhaçkës në Kushtetuese është “patinim që i bëhet krizës kushtetuese në vend”.

Basha tha se ky akt vetëm lehtëson Ramën, pasi Kushtetuesja e tha fjalën e saj. Ai i bëri thirrje opozitës që i janë bashkuar Rithemelimit që të kërkojnë aksion politik ndaj këtij akti të paprecedentë në 34 vite dhe jo “t’i bëjnë fresk Ramës”.

"Në bindjen e PD e kthimi në Gjykatën Kushtetuese është një tjetër lehtësim që i bëhet Edi Ramës. Një akt i paprecedentë në 34 vite, ku Gjykata Kushtetuese ka folur, dhe kur ajo flet parlamenti bindet.

Hierarkia në këtë vend fillon me Gjykatën Kushtetuese, askush nuk është mbi të përveç Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Me aktin e mosvotimit të konfliktit të interesit, Edi Rama ka fundit në krizë Gjykatën Kushtetuese. Në vend që të krijohen dhe gjenden rrugët politike të këtij akti të paprecedentë, ky akt patinohet dhe çohet sërish në Gjykatën Kushtetuese. Po pastaj ku do e çosh?

Ca do thotë Kushtetuesja që nuk e ka thënë tashmë. Ky është një akt qetësimi, të bëjmë sikur ndaj këtij akti të papërgjegjshëm. Kjo është krizë kushtetuese. Ky është shkak që presidenti të shpërndajë parlamentin, por atij iu zhveshën kompetencat në 2008. Këto akte të jetë bashkëpunëtore edhe një pjesë e opozitës është e pafalshme dhe tregon se në ca krize e ka future veten. Thirrja ime është “mos e fusni kokën në rërë si struci, mos i bëni demokratët dhe as shqiptarët për budallenj, hiqni dorë nga këto skema boshe. Gjykata Kushtetuese ka folur dhe Rama e hodhi poshtë. Kjo kërkon aksion politik, ta çosh sërish në Kushtetuese është t’i bësh fresk Edi Ramës apo t’i vendosësh pomadë të plaga”, tha Basha.

Akuzat e Bashës, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi i cilësoi si mbrojtje që kryedemokrati po i bën Xhaçkës. Ai tha se Basha nuk firmos mocionin për mandatin e Xhaçkës për shkak të interesave personale, “ku bashkëpunëtorë të tij kanë miqësi me deputeten”.

“Zotit Basha i ka hyrë në qejf të flasë me veten dhe i shkon ky model.  Ai nuk ka firmosur as herën e parë ndaj mandatit të Xhaçkës në qershor të 2022 dhe arsyet i di ai shumë mirë. Pyesni Bashën se kush janë bashkëpunëtorët e tij që kanë miqësi me Xhaçkën dhe kanë penguar mocionin. Unë nuk i përgjigjem askujt që flet me vete. Kush do ta varrosë këtë çështje dhe t’i bashkohet Ramës për mbrojtje politike të Xhaçkës të shkojë të byrektorja e Bashës. Politika nuk është Pazar dhe miqësi”, tha Bardhi

/rtsh.al/