RTSH 24 Live

Politikë

Berisha thirrje qytetarëve: Ejani në protestë! Me vjedhjen e taksës së shkollës, janë ndërtuar hotele me 5 yje

05/05/2024

Berisha thirrje qytetarëve: Ejani në protestë! Me vjedhjen e taksës së shkollës, janë ndërtuar hotele me 5 yje

Ish-kryeministri Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në protestën para Bashkisë së Tiranës. Sipas tij, revolta e qytetarëve është fitorja e opozitës. Ai thekson se me taksën e vjedhur të shkollës, janë ndërtuar hotele me 5 yje.

E marta po vjen.  Shtroni edhe njëherë pyetjen, si ka mundësi që Arben Ahmetaj ndiqet penalisht dhe shpallet i arrestuar në kërkim i cili ktheu mbrapsh 5 herë kërkesën e Erion Veliajt, garancinë e tij për financimin e vjedhjes së shekullit. Kurse Erion Veliajt nuk thirret, Erion Veliajt nuk akuzohet njëherë të vetme për 5 kërkesat që i bëri Arben Ahmetajt, Shkëlqim Canit dhe qeveritarëve të tjerë, për mashtrimet që bëri, për detyrimet që kishte. Këto ishin disa nga çështjet e vjedhjes së shekullit. Por të mëdha janë vjedhja 100 për qind të Erion Veliajt dhe drejtorëve të tij. Vjedhjet e parave të taksapaguesve, vjedhjes e taksave tuaja, e taksës së shkollës me të cilat u ndërtuan hotelet me 5 yje në Durrës, Dhërmi, Potom dhe të tjera do të zbulohen përsëri. Tronditëse, ç’njerëzore ndoshta vetëm klanet më të egra të mafias mbi tokë mund të kenë shfrytëzuar tërmetin, këtë fatkeqësi të tmerrshme natyrore, për të prishur dhjetëra pallate dhe shtëpi të qytetarëve të Tiranës, vetëm e vetëm për tu paguar për heqjen e dherave dhe ndërtimin aty të pallateve të krimit, investimin aty të parave të vjedhura”, u shpreh Berisha para demokratëve nga dritarja e banesës së tij.

Sipas Berishës, mafia moral nuk ka, por të tejkalojë dhe “tërmetin kjo ndodh vetëm në Tiranë, vetëm me Erion Veliajn, vetëm me drejtorët e tij.

/rtsh.al/