RTSH 24 Live

Politikë

Dita e Dëshmorëve të Kombit, Rama, Nikolla dhe Veliaj homazhe në Memorialin "Nënë Shqipëri"

05/05/2024

Dita e Dëshmorëve të Kombit, Rama, Nikolla dhe Veliaj homazhe në Memorialin "Nënë Shqipëri"

Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit, Kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Lindita Nikola dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kanë kryer homazhe në Memorialin “Nënë Shqipëri” në nderim të të rënëve në luftën anti-fashiste.

Me Himnin Kombëtar në sfond, ata vendosën kurora me lule te Varrezat.

Më herët edhe kreu i PL-së, Ilir Meta zhvilloi homazhe ku tha se kjo ditë shërben për të kujtuar se çmimi i lirisë është i shtrenjtë dhe se “duhet bërë çdo sakrificë për ta mbrojtur”.

Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

/rtsh.al/