Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin e Kuvendit që votoi kundër dërgimit në këtë Gjykatë të çështjes së papajtueshmërisë së mandatit të deputetes dhe ish ministres së Jashtme Olta Xhaçka. Në një deklaratë për mediat, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj u shpreh se vendimi i Kuvendit është i papajtueshëm me Kushtetutën.
Ajo theksoi se Kuvendi ka detyrimin që të çojë në Gjykatën Kushtetuese për gjykim këtë çështje dhe se askush nuk mund të vendosë të mos zbatojë vendimin e kësaj Gjykate.
“Vendimi i saj që ka vendosur detyrimin e Kuvendit për të çuar në Gjykatë mocionin e 1/10 të deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit ët deputetit është i detyrueshëm për zbatim. Kjo do të thotë se Kuvendi duhet të votojnë në përputhje me vendimin e Gjykatës pasi ky votim nuk është një procedurë e zakonshëm parlamentare dhe nuk ka të bëjë me parimin e mandatit jodetyrues të deputetit. Gjykata me shumicë votash vendosi pranin pjesërisht të kërkesës zgjidhjen e konfliktit mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Kuvendit dhe objektit kushtetues në konflikt jo më pak se 1/10 e despotëve. Shfuqizimin e vendimit për mosdërgimit të mocionit në Gjykatën Kushtetuese si të papajtueshëm me Kushtetutën. Detyrimin e Kuvendit për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit mbi papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Kuvendi mbart detyrimin për ekzekutimin pa vonesë të këtij vendimi. Askush nuk mund të vendosë të mos ekzekutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Të mos zbatosh vendimin e Gjykatës Kushtetuese dmth të mos zbatosh Kushtetutën dhe Ligjin. Kuvendi duhet të veprojë”, u shpreh kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.
Në seancën e 11 prillit, 72 deputetë të maxhorancës votuan kundër dërgimit të çështjes së mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas opozitës, Xhaçka është në konflikt interesi për shkak se bashkëshorti i saj, ish deputeti socialist Artan Gaçi, ka përfituar statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli në bregdetin e Dhërmiut.
/rtsh.al/