RTSH 24 Live

Sociale

Manastirliu: Luftë ndaj dhunës me bazë gjinore!

29/11/2022

Manastirliu: Luftë ndaj dhunës me bazë gjinore!

Ministrja e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale Ogerta Manastirli ka marrë pjesë në Forumit të 4-t Rajonal të vendeve të Ballkanit Perendimor dhe Turqisë në bashkëpunimin me Këshillin e Europës, me temë “Fund dhunës ndaj grave”. 

Sikurse shënon në status në Facebook zonja Manastirliu ka theksuar rëndësinë e luftës ndaj të gjitha formave të dhunës me bazë gjinore, si parakusht për një shoqëri të barabartë dhe të drejtë, që respekton të drejtat e grave, si të drejta të njeriut.

Në fokus të forumi ishte forcimi i aleancave, rrjeteve dhe platformave në nivel rajonal dhe vendor, për të arritur në një reagim të koordinuar ndërsektorial nga të gjithë aktorët për krijimin e proceseve vrojtuese dhe mekanizmave të monitorimit të femicideve në nivel kombëtar dhe rajonal.

 

( rtsh.al )