RTSH 24 Live

Aktualitet

Manastirliu: Kontratë e re me Pfizer për 500 mijë doza brenda vitit

14/09/2021

Manastirliu: Kontratë e re me Pfizer për 500 mijë doza brenda vitit

Shqipëria po mbyll një tjetër kontratë më Kompaninë “Pfizer“ e cila i siguron vendit tonë edhe 500 mijë doza të tjera vaksinash brenda këtij viti. Lajmin e përcolli nga Kopenhageni Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga ku edhe po drejton sesionin e 71- të Komitetit Rajonal për Europën të OBSH ."Jam e kënaqur të them se jemi duke negociuar dhe përfundojmë se shpejti një kontratë tjetër me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza vaksine, të cilat do të mbërrijnë në 3-mujorin e fundit të këtij viti dhe natyrisht do të vijojmë të kemi një qasje proaktive për të rritur mbulesën vaksinale tek grupet e riskut, sidomos tek punonjësit shëndetësor, tek mësuesit dhe gjithashtu të gjithë punonjësit e shërbimeve në administratën publike”, bëri me dije Manastirliu.

53 vendet pjesëmarëse në këtë takim ku nuk mungojnë edhe autoritet më me zë të ekspertizës së shëndetit public në botë si dr. Fauci, prof. Monti etj, po diskutojnë mësimet e nxjerra nga pandemia COVID-19, për të ridimensionuar qasjen ndaj shërbimeve shëndetësore nën dritën e pandemisë. 

Është hera e parë që Shqipëria ka marrë drejtimin e Sesionit 71-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën, si vlerësim dhe njohje e përpjekjeve të qeverisë shqiptare për menaxhimin e situatës së pandemisë.