RTSH 24 Live

Rajon

Mali i Zi nënshkruan marrëveshjen Themelore me Kishën Serbe

03/08/2022

Mali i Zi nënshkruan marrëveshjen Themelore me Kishën Serbe

Mali i Zi ka nënshkruar marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, marrëveshje e cila parasheh rregullimin e marrëdhënieve mes  Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe me bazë në Beograd. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq.

Kjo marrëveshshje përmban kryesisht obligimet e shtetit dhe institucioneve ndaj kësaj bashkësie fetare.

Me anë të kësaj marrëveshje, Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi i mundësohet eksterritorialiteti i objekteve fetare, hapet mundësia mësimit fetar në shkollat publike, i njihet subjektiviteti për gjashtë shekuj më i gjatë se sa që Kisha Ortodokse Serbe ka në Serbi, i jep asaj kompetenca publike-juridike dhe në disa fusha ia mundëson statusin ligjor të barabartë me institucionet shtetërore.

Qeveria e Malit të Zi miratoi më 8 korrik Marrëveshjen Themelore.

/rtsh.al/