RTSH 24 Live

Aktualitet

Malësi e Madhe, rrjedha e ujit merr përpara makinën, shpëton vajza, polumbarët e RENEA-s në kërkim të babait dhe të birit

20/11/2022

Malësi e Madhe, rrjedha e ujit merr përpara makinën, shpëton vajza, polumbarët e RENEA-s në kërkim të babait dhe të birit

Policia e Malësisë e Madhe bëri të ditur se nisur nga reshjet e shumta të shiut, rrjedha e ujit në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, ka marrë përpara automjetin në të cilin po udhëtonte 50 vjeçari me inicialet P.R., së bashku me vajzën dhe djalin e tij.

Sipas policisë, vajza ka arritur të shpëtojë, ndërsa uji ka marrë përpara 50 vjeçarin, si dhe djalin e tij.

Në vendngjarje ndodhen edhe polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile, si dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët po punojnë për gjetjen e dy shtetasve, babë e bir.

“Shërbimet e Komisariatit të olicisë Malësisë e Madhe kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza). Në momentin që rrjedha e ujit ka marrë përpara automjetin që drejtohej nga shtetasi P. R., rreth 50 vjeç, vajza ka mundur të dalë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës. Vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa babanë e vajzës dhe vëllanë e saj i ka marrë rrjedhja e ujit. Në vendngjarje ndodhen  polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët po punojnë për gjetjen e dy shtetasve (babë e bir)”- informon policia.

 /rtsh.al/