RTSH 24 Live

Aktualitet

Pritshmëritë e turizmit 2024, Topuzi për RTSH-24: Jemi optimist, por serish ka problematika

04/05/2024

Pritshmëritë e turizmit 2024, Topuzi për RTSH-24: Jemi optimist, por serish ka problematika

Kryetar i Shoqatës së Hoteleri Turizmit, Zak Topuzi  i ftuar në studion e RTSH 24, duke shprehur optimizmin për rritjen e numrit të turistëve në Shqipëri, ka folur gjithashtu dhe për sfidat që duhet të kaloi vendi ynë për të qenë zgjedhja e para në rajon.

Sipas tij nuk është sfidë rritja e numrit të vizitorëve por te rritja e standardeve dhe cilësisë që ne ofrojmë për çdo turistë. Duke vlerësuar angazhimin e qeverisë për rritjen e mundësive që Shqipëria ofron, Topuzi tha se  kryeministri Rama  e ka marr si sfidën e tij dhe i bënë reklamë turizmit duke organizuar tryeza, duke ftuar miq dhe tregon një vëmendje të shtuar gjithmonë duke promovuar turizmin malor apo detar.

Në fakt kemi parasysh dhe planin e masave që ka bërë me dije para pak ditësh dhe ministrja e Turizmit, zonja. Kumbaro ku theksoi se pritshmëria për këtë vit është rreth 14 milion turist. Z. Topuzi a kemi kapacitet dhe a i përballojmë dot?

Në fakt sfida nuk është tek numrat por tek rritja e standardeve dhe të cilësisë dhe kjo duhet të jetë pikësynimi. Impenjimi i qeverisë apo dhe vetë Kryeministri Edi Rama thirri pothuajse gjysmën e qeverisë për të raportuar për masat që janë marr apo që do merren gjatë sezoni. Kjo tregon qe qeveria e ka seriozisht tashmë turizmin sepse ishin të pranishëm në këtë takim të gjithë grupet e interesit si dhe gjithë bashkitë e bregdetit.  Kjo tregon një angazhim serioz dhe besoj se do kemi një vit të suksesshëm.

Kur flisni për rritjen e standardeve dhe angazhimet që ka marr qeveria, sipas jush çfarë duhet të bëjmë më shumë në këtë drejtim?

Në fakt ka shumë gjera që duhet bërë më mirë. Rritja me shpejtësi e numrin të turistëve na ka kapur pa përgatitur edhe ne si grup interesi por dhe qeverinë.  Por dhe qeveria është gjendur e papërgatitur, p.sh. infrastruktura rrugore duhet të ishte më mirë. Pra e gjithë infrastruktura  turistike që nuk lidhet vetëm me rrugët duhet të kishim kapur kohën dhe të avanconim më shpejt.  Gjithashtu duhet të ishte rregulluar aksi rrugor Tiranë- Shkodër i cili krijon probleme në pikun e sezonit ku rreth 80% e të huajve hyjnë në Shqipëri në rrugë taksorë. Transporti publik kërkon një frymë tjetër sepse dhe turistët që vijnë me rrugë ajrore, në pamundësi për të lëvizur me transportin publik detyrohen marrin makina me qira gjë të cilat e rëndojnë dhe më shumë infrastrukturën. Probleme me ujin e pijshëm. Gjithashtu na duhen dhe një bashkëpunim dhe me pushtetin lokal për sa i përket pastrimit të vijës se plazhit por dhe ndotëseve të tjerë që ka të bëjnë dezinfektimin.

 Pse preferohet vendi ynë nga Turistët?

Vendi ynë vizitohet në radhë të parë, sipas turistëve vetë, për raportin çmim dhe produkt sepse ka çmimet më të lira në rajon por dhe në vendet e BE-së.  Kjo ka bërë të mundur që një pjesë e mirë e moshave të ndryshëm, shto dhe kureshtjen që kanë ta vizitojnë Shqipërinë dhe të transmetojnë pamje të ndryshme nga rrjet sociale gjë që bënë të mundur shtimin e turistëve vit pas viti. Sipas të dhënave tona ka rënë ai turizëm i organizuar dhe ka shtim të atij turisti që është “last minute” të cilët pasi kanë marr një video një emision apo një reklamë për Shqipërinë. Gjithashtu ka dhe turizëm familjar që dëshirojnë të bëjnë guid në Shqipëri dhe kjo përveç të tjerash tregon që është rritur siguria.  Patjetër këtu luan një rol dhe angazhimi personal i Kryeministri Rama i cili e ka marr si sfidën e tij dhe i bënë reklamë turizmit duke organizuar tryeza, duke ftuar miq dhe tregon vëmendje të shtuar gjithmonë duke promovuar turizmin që ne ofrojmë në det dhe mal.

Çfarë ofron më shumë Shqipëri?

Në përgjithësi strategjitë e turizmit në Shqipëri nuk kanë qenë të suksesshme pavarësisht se janë formuluar bukur.  Ka më pak kapacitete akomoduese se sa resurset që ofrojmë ne. Na mungojnë resortet dhe hotelet e mëdha të cilët e përpunojnë këtë kategori klientësh që kanë të ardhura por nuk kanë kohë.

 

/rtsh.al/